Projekti i Këshillit të Europës për Kosovën (12 Dhjetor 1998)


Projekti i Këshillit të Europës për Kosovën (12 Dhjetor 1998)

15:24 12/12/1998

Në deklaratën që Këshilli i Europës ka miratuar sot në Vienë përmbahet dhe një kërkesë e drejtuar e regjimit të Millosheviç dhe udhëheqësve të shqiptarëve të Kosovës që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për statusin e ardhshëm të rajonit. Të 15-të shprehin keqardhjen për mungesën e angazhimit të palëve në mbështetje të procesit të bisedimeve dhe konfirmojnë vendosmërinë e tyre për të mbështetur procesin politik.

Menjëherë pasi të arrihet një marrëveshje midis palëve të ndihmojnë në rindërtimin e Kosovës. Projekti më i ri i ambasadorëve Kristofer Hill dhe Volf Gang Petiç është një rikthim i pozicioneve të vjetra dhe ai është i papranueshëm. Ata thanë se projekti më i ri merr parasysh kërkesat e Serbisë që Kosova të mbetet jo vetëm në Jugosllavi por dhe në Serbi. Ndërsa nuk parashikon që kuvendi Kosovës të ketë të drejtën e nxjerres së ligjeve./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme