UNHCR për krizën në Mal të Zi, refugjatët – (21 Janar 2000)


UNHCR për krizën në Mal të Zi, refugjatët – (21 Janar 2000)

15:54 21/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Takimin e kryeministrit Ilir Meta në Ohër me kryeministrin e Malit te Zi dhe Maqedonisë, shtypi shqiptare e ka konsideruar si një takim për masat që do të marrë qeveria për një vërshim të mundshëm të refugjatëve nga Mali i Zi, duke prashikuar që në praneverë të ketë luftë. Kryeministri Meta e përgenjeshtron këtë. UNHCR në shqipëri gjithashtu përgënjeshtron median për një vërshim të refugjateve nga Mali i Zi. Qeveria shqiptare është ajo që jep lajmin e para për çdo sulm mbi kufijtë tanë. Adlei Pici mbikqyrës i UNHCR-së, në situata të tilla sqaron.  

Adlei Pici:- Organizmi i parë i cili merr përsiper pritjen e refugjatëve nuk është UNHCR por qeveria shqiptare, siç ndodhi me refugjatët gjatë krizës kosovare. Është kryesisht meritë e qeverisë shqiptare që nuk nodhën incidente me refugjatët kosovarë në territorin e shqipërisë. UNHCR është në shqipëri për ti dhënë ndihmë qeverisë shqiptare. Zyra jonë në Mal të Zi thotë se situata është e qetë dhe normale. Situata për momentin është jashtëzakonisht e qetë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme