Eli Fara: Ka një botë shpirtërore sensuale
Këngëtarja tregon si lindi bashkëpunimi me Stresin
Eli Fara është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh ajo ka kënaqur njerëzit me këngët e saj.
Këngëtarja do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës, por ndryshe nga herët e tjera do ta shohim në një bashkëpunim me Stresin.
Gjatë emisionit “Klanifornia” në Tv Klan, Eli Fara tregoi detaje rreth këngës së re, ndërkohë që nuk i kurseu fjalët e mira për Stresin.
“Kisha kohë që mendoja të bëja një bashkëpunim me një artist interesant, simpatik të brezit të ri që këndon rap, hip-hop dhe Arkimedi është një i ri artist që ka një botë shpirtërore shumë të butë, sensuale. Zëri i tij dhe shpirti i tij për mua është i veshur me muzikalitet. Do të thotë që nuk është vetëm në këtë gjini që reciton, por këndon shumë bukur. Me bashkëpunimin jemi gati-gati nga fundi dhe shpresoj që do sjellim një gjë mjaft të bukur për publikun”, tha këngëtarja ./tvklan.al