Nis sot seriali i ri “Gylperi”, çdo mbrëmje në Klan Plus
Një nënë që lufton për fëmijët e saj, padrejtësi, mizori dhe shpifje. Drita e vetme e shpresës së saj është dashuria e pakushtëzuar. Nëna është nënë vetëm nëse fëmijët e saj janë pranë saj.
Gylperi përpiqet ta mbajë të lumtur botën e saj të vogël me bashkëshortin Ejup, i cili vdes nga një aksident. Ajo burgoset se u vetëmbrojt nga kunati që donte ta përdhunonte.
Kur ajo del nga burgu, papritmas gjithçka është shkatërruar dhe vjehrri i saj Jakupi nuk do t’i japë fëmijët. Ai jo vetëm që i largoi fëmijët, por shtoi urrejtjen ndaj nënës në zemrat e tyre. Lufta e Gylperi për të rifituar zemrat e fëmijëve të saj do të trondisë thellësisht gjithçka në jetët e tyre dhe do i çojë në një drejtim të papritur.
“Gylperi” vjen si premierë ekskluzive, nga e hëna në të premte, ora 20:00 në Klan Plus. /tvklan.al