Takimi i paktit të stabilitetit – (26 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Paraqitja e projekteve dhe planeve në kuadër të stabilitëtit, kanë mbledhur ot në Tiranë bordin këshillimor të nismës së Europës Qëndrore. Ky bord bashkëdrejtohet nga Shqipëria e Maqedonia. Në takim morën pjesë ekspert nga Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Çekia etj. Përfaqësuesit shqiptarë kanë paraqitur projektet në fushën ekonomike e kulturore. Zëvendës ministri i Jashtëm shqiptarë Pëllumb Xhufi u shpreh se shqipëria është gati të bashkëpunoj për të ofruar e detajuar projektet e paktit të stabilitetit përpara donatorëve. Përsa i përketë objekteve ekonomike të detajuara, kryesisht në fushën e infrastrukturës, u kërkua mbështetja politike e vendeve donatore. Projektet e prezantuara janë prezantuar te rehabilitimi dhe ndërtimi i segmenteve rugore që përfshihen në korridorin 8 dhe atë veri-jug. Përfitime nga pakti sipas pjesmarrësve do të kenë Shqipëria dhe vendet e ish-republikës së Jugosllavisë. Sipas tyre pakti është afrimi i kontributit parlamentarë në rajonin e ballkanit. Tavolinat e paktit do të ndahen në tre grupe, për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, tryeza për zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturën, si dhe çështjet e sigurisë, veçanërisht lufta ndaj krimit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego