Meta dorëzon nesër te Krimet e Rënda padinë ndaj Dvoranit
Meta dorëzon nesër te Krimet e Rënda padinë ndaj Dvoranit
Ilir Meta ka vendosur ta depozitojë personalisht kallëzimin penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.
Televizioni Klan ka mësuar se këshilltarët e kreut të shtetit e kanë përfunduar dosjen me të gjitha akuzat për Dvoranin duke përfshirë në të dhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë të përshirë në atë që e quajnë afera e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është dhe arsyeja përse kallëzimi do të depozitohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi del jashtë kompetencave të Prokurorisë së rrethit.
Pjesë e dosjes voluminoze, siç ka lajmëruar vetë institucioni i Presidencës, do të jetë dhe një video që siç ka deklaruar zëdhënësi i kreut të shtetit, do të nxjerrë në publik fytyrën e vërtetë të kreut të KED.
Sipas Ilir Metës, kreu i KED me dërgimin e të dy listave njëkohësisht për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për vakancat që i takojnë Presidentit, ka dashur ta detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën.
Tv Klan