Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (12 Shkurt 2001)
Mbrëmja e 13-të afron akoma më shumë dhe fundin e eliminatorëve të Maratonës së Këngës Popullore Qytetare. Konkurentët e kësaj nate mbrëmjeje janë Daniela Sulaj, Agim Saliu, Leonora Lucaj, Genc Hoxha dhe Drita Makashi.
Këngëtarja Drita Makashi është një zonjë me një karrierë të gjatë e cila hap dhe siparin e konkurimit mbrëmjen e sotme.
Pas saj spektakli vijohet me këngë të krahinës së mesme dhe pikërisht nga qyteti i Elbasanit. Këngët e të famshmit Isuf Myzyri autori i cili identifikoi krijimtarinë e tij, do t’i sjellë në një profil tjetër të veçantë këngëtari Agim Saliu.
E ftuara speciale e natës së sotme është një këngëtare e cila sapo është diplomuar në Akademinë e Arteve. Teuta Cenolli përshëndet me një kolazh këngësh korçare.
Këngët e Shqipërisë së Mesme duket se janë shumë të preferura e ndoshta kjo është dhe arsyeja pse shumë këngëtarë kanë zgjedhur të konkurojnë pikërisht me të tilla këngë. Këngëtarja Daniela Sulaj prezantohet me një këngë nga këto zona të Shqipërisë.
Interpretuesi i radhës është i lidhur me këngën popullore pikërisht nga familja e tij. Genc Hoxha prezantohet me këngën e tij të parë.
Konkurentja e fundit e kësaj mbrëmjeje përfaqëson muzikën e mrekullueshme shkodrane. E cilësuar si një këngëtare e re por mjaft e talentuar Leonora Luca prezantohet me një kolazh.
E veçanta e kësaj maratone ishte se të gjithë këngëtarët pjesëmarrës ishin të sapo diplomuar nga Akademia e Arteve. /tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari