Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (19 shkurt 2001)
Nata e 14-të e Maratonës së Këngës Popullore prezanton konkurentët e rradhës. Ata janë grupi “Dajti” me solistët Shpëtim Leventi dhe Tomorr Qelibari, Ludmilla Baballoku, Bajrmali Idrizi, Albana Keçi, Klarent Bumja dhe Nikollë Nikprelaj.
Konkurenti i parë që çel garën është Nikollë Nikprelaj. Ai është mjaft prezent në tregjet e Malit të Zi dhe Maqedonisë me albumet e tij dhe është gjithmonë mjaft i spikatur në koncertet e tij dhe në turne të ndryshëm.
Publiku është mësuar që përveç këngëtarëve të muzikës popullore dhe asaj të lehtë, të marrin pjesë dhe interpretues mjaft të rinj. E tillë është dhe këngëtarja garuese e cila nuk është shumë e njohur si këngëtare por gjatë provave u spikat në interpretimet e saj. Albana Keçi vjen në Maratonën e Këngës me konkurimin e saj të parë në një skenë muzikore.
Dy solistët e grupit që mban emrin “Dajti” shquhen për ngrohtësinë e zërave të tyre në duete të ndryshme ku më të shumtat janë zgjedhur nga këngët e Shqipërisë së jugut. Ata prezantohen me dy këngë mjaft të vjetra.
Këngëtari në vazhdim angazhohet shumë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Plarent Bumja vjen për herë të parë në një koncert të tillë .
Interpretuesja që do të mbyllë dhe marshin e parë të konkurimit të natës së 14-të të Maratonës së këngës Popullore ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës së lehtë. Ludmilla Baballoku konkuron me një kolazh këngësh beratase.
Marshin e dytë të konkurimit e çelin këngëtarët Bajramali Idrizi dhe Albana Keçi të cilët këndojnë këngë nga e njëjta krahinë.
I ftuari i mbrëmjes ka një repertor shumë të pasur të këngëve dhe ka marrë pjesë në shumë festivale instrumentistësh dhe ka interpretuar pranë Ansamblit Folklorik në Tiranë. Me një kolazh këngësh korçare të shoqëruar në klarinetë , ka përshëndetur Lorenc Çunaj./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari