Maratona e Këngës Popullore+ Porta e Fatit (05 Shkurt 2001)
Nata e 12-të e Maratonës së Këngës Popullore sjell 5 interpretues. Ata janë Genciana Paparisto, Grupi i Këngës Qytetare Fierake, Violeta Deda, Amarda Arkaxhiu dhe Irma Zyberi.
Interpretuesja e parë e mbrëmjes rrjedh nga një origjinë e kulluar artistësh pasi të tërë familjarët e saj janë të shquar në fushën e muzikës popullore. Irma Zyberi ka shumë vite që interpreton në këngën popullore dhe sonte ajo do përformojë me dy këngë.
Interpretuesit e dytë vijnë në grup i cili përbëhet nga 9 persona dhe do të përfaqësojnë denjësisht muzikën qytetare fierake. Drejtuar me plot mjeshtëri nga Jani Tase, performon Grupi i Këngës Qytetare Fierake.
Si e ftuara speciale e mbrëmjes është Hamide Shkalla e cila vjen me një këngë mjaft të njohur, atë të Vali Zakes.
Interpretuesja e tretë vjen nga Malësia e Madhe. Ajo është një përfaqësuese e denjë e trevës së saj pasi radhitet si një nga këngëtaret më të preferuara të kësaj treve. Violeta Deda konkuron me një kolazh këngësh.
Konkurentja e katërt vjen nga qyteti i Kavajës. Ajo është një këngëtare mjaft premtuese e cila e ka merituar denjësisht vendin e konkurentes në këtë maratonë. Me këngën “Kush të tha se stë du” interpreton Amarda Arkaxhiu.
Konkurentja e pestë vjen nga qyteti i Tiranës ku ne cv-në e saj numërohen një serë rolesh në Teatrin e Operas dhe Baletit por gjithashtu dhe ne Ansamblin e Këngëve Popullore. Genciana Paparisto konkuron me dy këngë./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari