Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (25 Dhjetor 2000)


Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (25 Dhjetor 2000)

15:20 25/12/2000

Nata e sotme e maratonës përkon dhe me festën e Krishtlindjeve. Pikërisht duke qënë në prag festash, nata e sotme nis me te ftuarin special dhe jo me konkurentët. Të ftuarit special janë një grup mjaft i suksesshëm i cili është përfaqësues i muzikës shqiptare në Maqedoni. Ata janë Elita 5.

Konkuruesit që ngrenë siparin në këtë mbrëmje janë Ana Goce, Nada Gjyriqi, Reshit Boka, Babeta Shahini dhe Adnan Bala.

E para që hap konkurimin është një këngëtare e cila vjen nga Devolli dhe sjell këngën e trevës së Korçës. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurime madje dhe në Festivalin Folklorik.Ana Goce shquhet për vokalin intresant dhe sonte konkuron me dy këngë të saj.

Konkurentja e dytë ka një karrierë artistike modeste por është zgjedhur si më e mira në këtë konkurs. Ajo është Babeta Shahini.

I ftuari i dytë i spektalit është Merjan Gjata. Ai është një këngëtar i muzikës së lehtë dhe është gjithmonë i pranishëm në çdo aktivitet muzikor. Bashkëpunon shpesh me artistin Ardian Rrapi i cili pikërisht për të sonte ka përpunuar dy këngë.

Konkuruesi i tretë është një emër i ri krahas këngëtarëve të Shqipërisë së Mesme. Reshit Boka do të interpretojë me këngën “Pashë një pëllumb të shkruar”.

Konkuruesja tjetër është sërish interpretuese e këngës nga Shqipëria e Mesme. Ajo vjen nga qyteti i Tiranës dhe është e apasionuar pikërisht për këngën tiranase. Nada Gjyqiri interpreton dy këngë tiranase.

Konkuruesi i fundit vjen nga qyteti i Shkodrës dhe sapo ka dhënë atje recitalin e tij dhe ka promovuar albumin e tij. Ai cilësohet si trashëgimtari i ahengut shkodran. Ai është Adnan Bala./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari






Të ngjashme