Meta: Koha për referendum të ri
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook ka ripërsëritur edhe një herë propozimin për referendum të ri.
“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. Koha për referendum të ri”, shkruan Meta, ndërsa postimin e shoqëron me një foto të Kushtetutës dhe të vetes duke dalë nga ambientet e Presidencës.
Të enjten, Presidenti i Republikës deklaroi se vendi ka nevojë për referendum të ri që të zgjidhë krizën krijuar pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.
“Zgjidhja është një, zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”, tha Meta. /tvklan.al