Maratona e Këngës Popullore nata finale+ Porta e Fatit
Maratona e këngës Poullore e cila zgjati plot pesë muaj, shënon finishin e saj. Këngëtarët do të performojnë live dhe sigurisht vijnë me krijime të reja.
Këngëtari që çel garën është Hysni Zela mjaft i njohur dhe mer pjesë në Ansamblin e Këngëve Popullore.
Arstisti i dytë është një përfaqësues i denjë i ahengut shkodran dhe nuk mungon kurrë në sofrat ku këndohet kënga e mirëfilltë popullore shqiptare. Me një potpuri shkodrane interpreton Bujar Qamili.
Finalistja e tretë i ka qëndruar gjithmonë besnike këngës dibrane. Vera Laçi sjell motivet dasmore dibrane të përpunuara nga Përparim Tomçini.
Dy vëllezërit Vasë dhe Dhimitër Curri vijnë nga qyteti i Përmetit, një qytet i vogël por që vazhdimisht ka nxjerrë muzikantë të mëdhenj të këngës popullore.
Këngëtari i pestë do të sjellë sërish muzikën e veriut. Një këngëtare me zë brilant, mjaft të qartë dhe të veçantë , Fatmira Breçani sjell me interpretimin e saj këngën tropojane.
Finalisti i radhës shumë shpejt u bë i preferuari i këngës popullore. Selami Kolonja falë dhuntisë dhe talentit të tij diti të hyjë në rradhët e interpretuesve të mirë.
Shqipëria e Mesme është treva që ka nxjerrë më shumë këngëtarë popullorë vitet e fundit. Artjola Toska është një nga këngëtaret më të njohura e cila e ka përfaqësuar denjësisht muzikën e kësaj treve. Kënga e saj është e përpunuar nga Shpëtim Saraçi.
Të ftuarit e kësaj mbrëmje finale janë motrat Libohova. Ata janë të gatshme gjithmonë të zbresin në podiumin e Maratonës së Këngës Popullore./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari