Problemet e fushatës elektorale


Problemet e fushatës elektorale

Autori: Blendi Fevziu

23:44 25/06/2009

Emisioni “Opinion” u ndal sërish te fushata zyrtare elektorale, e cila ka nisur që muajin Shtator, kur palët filluan të përplasën për votën e 28 Qershorit.

 Në pjesën e parë u diskutua në mënyrë të përmbledhur se çfarë do të pritet ditën e diel, ndërsa më pas u trajtuan problemet e kësaj fushate elektorale, duke nisur nga mënyra si është zhvilluar, shanset që kanë forcat politike dhe cili do të ishte orientimi më i mirë i Shqipërisë në 28 Qershor.  

Beteja e e 28 Qershorit do të jetë një betejë politike e mirëfillte, por edhe një nga betejat më mbresëlënse mediatike në Shqipëri, pasi të gjitha mediat janë angazhuar në mbulimin e kësaj fushate.

Gazetari Blendi Fevziu u shpreh: “Nga ora 07:00 e ditës së diel deri rreth mëngjesit të ditës së hënë do të jemi në transmetim të drejtpërdrejtë me një mbulim mediatik, i cili nuk është parë më parë në Shqipëri për arsye teknike”.

Për të diskutuar mbi fushatën elektorale në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Sonila Meço, Fatos Lubonja, Baton Haxhiu, Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Mentor Nazarko, Robert Rakipllari dhe Blendi Kajsiu.

Në lidhje të drejtpërdrejtë ishin drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Vlorë, Shpëtim Idrizi, drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, drejtuesi i fushatës elektorale të  Lëvizjes Socialiste për Integrim Artur Zheji dhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani./tvklan.al






Të ngjashme