Inagurohet Ura e Peshkatarit – (31 Janar 2000)


Inagurohet Ura e Peshkatarit – (31 Janar 2000)

15:54 31/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Inagurohet Ura e Peshkatarit pas mbarimit të rikonstruksionit provizor, i nevojshëm që nga koha e shembjes së saj. Në afatin e caktuar dhe sipas premtimit të bërë nga reparti xhenier për përfundimin e punimeve. Sot prihet shiriti nga ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili e kishte vizituar këtë urë edhe tre ditë më parë kur filloi edhe ndërhyrja e punimeve ushtarake për ndërtimin e urës të quajtur beli. 66 metra urë janë rikonstruktuar nga reparti xhenier, me pjesën e hekurt dhuratë e qeverisë italiane, e cila ka dhuruar gjithsej 200 m urë.

Ura ushtarake përshtatur për civilët peshon 220 ton, duke përcaktuar dhe tonazhin e kalimit mbi të. Vlefta e punës dhe rikonstruksionit është 50 milion lekë. Kjo urë do të jetë njëkalimshe, në krahët e së cilës pritet të vendosen tabela dhe për respektimin e tyre deri në zgjidhjen përfundimtare do të mbikqyret nga policia. Në këtë inagurim ishin të pranishëm edhe delegacioni i ekspetëve i cili si synim të tij ka kontributin dhe ndihmesë dhënë ushttrisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme