Komisioni i Jashtëm parlamentar – (1 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Duhet të ketë një koordinim më të mirë të punëve për paktin e stabilitetit”. Ka qenë ky konkluzioni i arritur sot gjatë mbledhjes së komisionit të jashtëm parlamentar, ku ministri i Jashtëm Paskal Milo ka paraqitur rezultatet e punës së diplomacisë shqiptare për vitin që shkoi, si dhe synimet për këtë vit.
Deputetët e këtij komisioni kanë theksuar se duhet një bashkëpunim konkret mes ministrive që kanë projekte në kuadër të paktiti të stabilitetit si dhe me komisionin e jashtëm. Sipas kryetarit të këtij komisioni Sabri Godo, të gjitha tavolinat e paktit duhet të jenë në varësi të ministrisë së Jashtme.
Deputetët e komisionit të jashtëm kanë shprehur rezerva për disa dikastere, në të cilat vihet re ngadalësi dhe mungesë organizimi për zbërthimin dhe fillimin e zbatimit praktikë të paktit të stabilitetit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego