Kosova administrata e re – (1 Shkurt 2000)


Kosova administrata e re – (1 Shkurt 2000)

22:37 01/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Administrata e re e Kosovës e përbërë nga zyrtarë politikë të krahinës dhe të OKB-së do të vendoset sot edhe pse pak ndryshime do të shihen menjëherë nga kosovarët. Asnjë pjestar i minoritetit serb nuk merr pjesë në administratën e përbashkët. Kjo administratë zëvendëson zyrtarisht instancat e vetëshpallura dhe të papranuara nga komuniteti ndërkombëtar.

Ne presim që të gjitha strukturat paralele ta ndërpresin sot funksionin e tyre, është shprehur një këshilltar politik i administratorit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner.

Administrata e re ka 19 departamente të drejtuar bashkarisht nga Kosovar dhe funksionar të OKB-së, me në krye një këshill administrative të përkohshëm, prej 4 anëtarësh. Vetëm 4 departamente janë në gjendje të funksionojnë, por diplomatët perëndimor kanë nënvizuar se administrata e re përbënte një hap përpara për krahinën e trazuar. Për herë të parë politikanë Kosovar do të duhet të marrin vendime të përgjegjshme është shprehur sot diplomati i OKB-së. Përfaqësuesit e komunietit serb të kosovës e kanë bojkotuar administratën e re që prej fillimit të saj në dhjetor duke theksuar se nuk është marrë një vendim i tyre për të./tvklan.al






Të ngjashme