Rruga e Elbasanit me ujra të zeza – (1 Shkurt 2000)


Rruga e Elbasanit me ujra të zeza – (1 Shkurt 2000)

10:30 01/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rruga e Elbasanit e mbuluar prej kohësh nga ujrat e zeza. Pasi është gjetur shkaktari ka nisur puna per zhbllokimin e kësaj situate, duke pastruar kanalet anësore, por dhe duke hapur një të ri të shkarkimit të ujrave të zeza. Pallatet e ndërtuara në këtë zonë kanë bllokuar kanalin ekzistues. Çdo udhëtar, stundent apo pasagjer ka ndjerë prej gjithë kësaj kohe llucën prej ujrave të zeza, përfshi këtu dhe rrezikun e epidemive. Duke filluar nga Ambasada Amerikane e deri në hyrja të “Qytetit Studenti” kjo rrugë nuk njeh trotuar.

Bashkia Tiranë i ka kërkuar firmës shkaktuese marrjen përsipër të zhbllokimit të kësaj rruge dhe të situatës. Mihal Hallo përgjegjësi i kanalizimeve në ndërrmarjen Ujesjellës Kanalizime shpjegon:

Mihal Hallo:- “Firma ndërtuese e pallatit ka marrë përsipër të zhbllokojë projektin e devijimit të kanalit për të zgjidhur përfundimisht problemin. Kjo punë po ndiqet nga ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve. Ne do mundohemi t’i pastrojme këto puseta dhe ta sjellim rrugën në gjendje normale”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme