Studentët vazhdojnë grevën e urisë (12 Dhjetor 1998)


Studentët vazhdojnë grevën e urisë (12 Dhjetor 1998)

10:57 12/12/1998

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë në grevë urie. Sipas një studenti të intervistuar, ai shpjegon se në çfarë situate ndodhen. Ata komunikuan përmes parmakëve të varura në dritare. Gazetarët ishit të ndaluar të hynin në ambientet ku ndodheshin studentët. Shifra e studentëve të ngujuar arrinte shifrën 100, shifër kjo e publikuar nga Komisoni i Grevës. Greva ka hyrë në ditën e saj të tretë por akoma nuk shihet një zgjidhje e situatës.

Ndërsa dje kryeministri shqiptar nëpërmjet një letre i ftoi studentët për bisedime e ndërsa këta të fundit i thanë atij sot se duhet të vijë dhe t’i takojë në vendin ku ndodhen. Ndër të tjera studentët kërkuan sot edhe dorëheqjen e ministrit të Arsimit Ruka sepse sipas tyre ky i fundit ka qënë gjatë gjithë kohës tepër indiferent përsa u përket kërkesave të tyre ekonomike.

Sot në mesditë, pranë kinoklubit studentor, erdhën dhe krerët kryesorë të Partisë Demokratike dhe vetë kryetari i saj Sali Berisha. Ata që në miting dolën në mbështetje të kërkesave të studentëve. E ndërsa orët kalojnë bashkë me rëndimin e gjendjes shëndetësore të studentëve shtohet dhe shqetësimi dhe meraku i prindërve dhe të afërmëve që ndodhen aty pranë.

Sot ata kanë mundur t’u dërgojnë fëmijëve e tyre rroba të ngrohta për të përballuar orët e ftohta të natës. Deri më tani janë dërguar në spital 2 grevistë të cilët pasi janë kuruar pas shenjave të dobësisë të shfaqura gjatë orëve të grevës, janë rikthyer pranë shokëve të tyre./tvklan.al






Të ngjashme