Detektivët privatë në Shqipëri (13 Dhjetor 1998)
Përse në Shqipëri mungojnë detektivët privatë? Kjo pyetje i lind çdokujt veçanërisht kur mund të kenë nevojë për ndihmën e tyre. Në Shqipëri vitet e fundit ushtrojnë aktivitetin e tyre mjaft polici private por shërbimi i tyre mbetet thjesht në ruajtjen e ndërtesave. Policët që duhet të shqyrtojnë çeshtjet në mënyrë private, aktualisht në Shqipëri mungojnë.
Mungojnë në mënyrë ligjore pasi mjaft policë duke u nisur nga miqësira apo shoqëri të tyre, janë marrë me zbulimin e grabitjeve apo vrasjeve në mënyrë komplet private dhe janë paguar për shërbimin e tyre. Rasti i policëve të shtetit që kryejnë profesionin e tyre në të zezë është shtuar së tepërmi.
Por dhe historia jonë e ka njohur profesionin e detektivëve të cilët të paguar privatisht, punonin në hetime dhe zbardhjen e krimeve të ndryshme. Por sigurisht ushtrimi i aktivitetit të tyre nuk duhet të dalë aspak jashtë kontrollit. Ndaj një ligj i cili do të seleksiononte punën e tyre sidomos në këto momente, do të ishte tepër i nevojshëm./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj