Tërmeti lëkundi edhe Italinë
Banorët rrëfejnë tmerrin
Ndonëse pa njerëz të lënduar apo dëme material, tërmeti që goditi Shqipërinë në orën 03:54 me epiqëndër në Durrës, u ndje edhe në Puglian e Italisë fqinje.
Të zgjuar ndryshe nga çdo mëngjes tjetër, banorët aty kanë rrëfyer momentet e panikut të përjetuara.
Ky zotëri tregon se nuk arrinte dot ta besonte që një tërmet mund të vazhdonte aq gjatë.
Ndërsa për këtë çift, çdo gjë është e kotë në një moment të tillë, sepse nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në shkallë apo në ashensor, teksa tenton të dalësh.
Nga provinca e Foggias deri tek ajo e Leçes, më shumë se 360 sinjalizime kanë mbërritur në sallën operative të emergjencave.
Rrëfimi i këtij të moshuari tregon qartë se paniku ka qenë i madh për gjithë familjet në këtë zonë.
“Tundej krevati. Dola nga shtëpia. Pamë gjithë dritat e ndezura në ballkonët e komshinjve. Dolën të gjithë”.
Lëkundje janë ndjerë edhe në Bari, Brindisi e Taranto, por edhe aty pa dëme.
Tv Klan