Muzeu i Bashkisë Tiranë që dekoron kryetarët e bashkisë ndër vite (14 dhjetor 1998)
Historiku 86- vjeçar i Muzeut të Tiranës është përkujtuar dhe përmbledhur sot në një kënd muzeal të katit të parë të kësaj bashkie. Gjatë kësaj periudhe kjo bashki dekoron 33 kryetarë bashkie duke përfshirë këtu dhe ata që gjatë kohës së regjimit komunist janë quajtur kryetarë këshillash. Tirana do të njihte si kryetar të parë të bashkisë së saj që pas ngritjes së flamurit Zyber Hallullin duke vazhduar më tej nëpër vite e duke njohur në vitin 1996 Albert Brojkën.
Në këtë muze të vogël ku përfshihen vlerat e mëdha të një qyteti duket se ajo do të pasurohet edhe më tej. Këtu gjen foto të vjetra të qytetit të Tiranës si dhe fotografi të qytetarëve të nderit që kjo bashki ka shpallur nëpër vite. Që nga dita e hapjes, ky muze i vogël historik do të mbledhë objekte të vjetra muzeale që i përkasin periudhës nga vitet ’12 e më tej./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti