Ocalan mund të ekstradohet në Shqipëri (15 Dhjetor 1998)
Ocalan mund të ekstradohet në Shqipëri. Është konfirmuar kjo nga vetë kryeministri turk Maksut Ilmas në një intervistë. Pasi Roma kundërshton që Ocalan të çohet në Pakistan pasi Turqia i thotë jo ekstradimit të tij në Korenë e Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranojnë që lideri kurd të çohet në Libi, deri më tani si vend i mundshëm ekstradimi është Shqipëria.
“Tani ne po mendojmë për Shqipërinë. Italianët kanë mendim pozitiv për këtë vend. As ne nuk kemi kundërshtime për këtë.“- është shprehur kryeministri turk.
Të çudit fakti që Shqipëria një vend europian gjeografik, ngatërrohet padashur me emra terroristësh. Jo larg por pak muaj më parë një arabo-francez dënohet në Shqipëri për vrasje dhe gjatë seancave gjyqësore përmend si shkarazi emrin e kryeterroristit Osama Bin Laden. Shtypi, media elektronike por dhe opinioni shqiptar reaguan menjëherë rreth lidhjeve që mund të ekzistonin mes Shqipërisë dhe Bin Laden./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori