Një i plagosur niset drejt Italisë


Një i plagosur niset drejt Italisë

09:19 28/11/2019

U transportua me helikopter në Bari

Ka mbërritur në Bari i plagosuri i parë i tërmetit të së martës që goditi Shqipërinë.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një burrë rreth 40 vjeç, i gjetur nën rrënoja në Durrës.

I plagosuri ka hematoma të shumta dhe dëmtime në kokë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në repartin e neurokirurgjisë.

Ai është transportuar në Bari me një helikopter të Mbrojtjes Civile Italiane që po ndihmon në operacionet e kërkim – shpëtimit.

Pritet që edhe të tjerë të plagosur të nisen jashtë vendit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Autoritetet thonë se të plagosurit në gjendje të rëndë janë 8, ndërsa nëpër spitale po asistohen 65 persona të dëmtuar nga tërmeti.

Tv Klan






Të ngjashme