Provat e fundit për Festivalin e Fundvitit (15 Dhjetor 1998)
Sot mbërrijnë në sallën e festivalit këngëtarët shqiptarë nga diaspora. Çifti Baraku dhe Rexhepagiq prezantohen me këngët e tyre. Gjokës prezantues i shtohet dhe Gjoka këngëtar. Nëse deri më tani është folur se Aleksandër Gjoka nuk është pjesëmarrës në konkurim, tashmë ai do të marrë pjesë me një këngë në siglën hyrëse të këtij festivali.
Do të jetë kjo kënga e parë me tekst të Jorgo Papingjit, kompozuar nga Adrian Hila ajo që do të hapë dhe do të sinkronizohet me vetë pamjen e skenës që tani pak a shumë janë zbuluar. Një skenë jo fort e kushtueshme. E rrethuar me teneqe dhe me varreza makinash, por që e gjalla dhe e pavdekshmja vjen mes këngës.
Këngëtarët nuk duken fort të kënaqur nga kjo skenë pasi u duket e ftohtë dhe jo fort stimuluese për të kënduar live. Ndërsa publikun duhet t’a ngrohin të dyja, edhe skena edhe kënga. Kurse specialistët e fonisë thonë se ka ende punë për të bërë me këngëtarët./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti