Sabri Godo intervistë për ekstradimin e Ocalan (15 Dhjetor 1998)
Republikani Sabri Godo intervistë rreth ekstradimit të mundshëm të liderit Kurd Abdullah Ocalan në Shqipëri, hipotezë kjo e hedhur nga Italia. Sipas Sabri Godos kjo është një kërkesë e papranueshme pasi Shqipëria ka problemet e saj lidhur me rendin apo gjyqësorin.
” Nuk e besoj si lajm, gjithsesi mendoj se Shqipëria ka mjaft telashe të vetat për t’u ngarkuar me ato të të tjerëve. Një ide e tillë më duket krejt e papranueshme. Ky ekstradim mund të bëhet në çdo vend tjetër por jo në Shqipëri, pasi ne kemi problemet tona lidhur me rendin, gjyqësorin etj. Nuk jemi një vend i përgatitur për të marrë përsipër probleme të tilla të një natyre ndërkombëtare.” – tha ai./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame