![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/09/auto_termettttt1561810036.jpg?fit=1200%2C685&ssl=1)
Ndihen sërish lëkundje, bien dy tërmete të njëpasnjëshme
Sërish lëkundje sizmike në vend. Dy tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në kryeqytet, Durrës dhe zonat e tjera përreth.
Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmetet që ranë brenda 1 minuti, kanë qenë me magnitudë 3.3 dhe 4.6 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kepin e Rodonit.
Këto lëkundje sizmike janë në valën e pasgoditjeve që bien pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 që ra më 26 Nëntor. /tvklan.al
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2019/11/111-1.jpg?resize=893%2C489&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2019/11/2222.jpg?resize=911%2C471&ssl=1)