Tërmeti, Shefqet Kastrati dhuron 1.5 mln euro
“Askush që jep ndihmë nuk do të paguajë taksën në Rrugën e Kombit”
Biznesmeni Shefqet Kastrati, sëbashku me familjen e tij kanë dhuruar 1.5 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti. Ai u bën thirrje dhe sipërmarrësve të tjerë të gjendjen pranë këtyre banorëve.
“Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kursejë asgjë shqiptar që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka”, thuhet në deklaratën e biznesmenit Kastrati.
Gjithashtu ai bën publike dhe vendimin që, askush që kalon në Rrugën e Kombit për të ndihmuar, nuk do të paguajë taksën.
Tv Klan