Prishen pallatet e tragjedisë në Thumanë
3 pallate dhe një ndërtesë dykatëshe prishen nga IKMT
Kjo është Marjana. Banonte në katin e 4 të këtij pallati në Thumanë, të cilin tërmeti i 26 nëntorit e shkatërroi, por fatmirësisht nuk morri asnjë jetë njerëzish..
Inspektorati kombëtar i mbrojtjes se territorit ka nisur tashmë prishjen e kontrolluar të tij.
Marjana e ndjek me sy teksa nga banesa e saj bien, gjithçka gjendej brenda.
“Është e dhimbshme…”
Na tregon se ashtu si gjithë të tjerët edhe ajo, shpëtoi vetëm kokën e saj natën e tragjedisë se madhe, që në Thumanë shënoi 22 viktima.
Na tregon se ashtu si gjithë të tjerët edhe ajo, shpëtoi vetëm kokën e saj natën e tragjedisë se madhe, që në Thumanë shënoi 22 viktima.
Marjana është vetëm një nga 14 familjet e këtij pallati 4 katësh që u bë i pabanueshëm. Tashmë ajo jeton në çadrat e ngritura pak metra më tutje pallatit.
Pas përfundimit të operacionit të kërkim shpëtimit në Thumanë , inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit ka nisur prishjen e 4 pallateve te shpallura të pabanueshme nga Këshilli Bashkiak.
Tv Klan