Bashkia e Elbasanit me nxënësit e shkollave – (5 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bashkia Elbasan së afërmi do të jetë institucioni me moshën më të re në botë. Kjo ide e veçantë është hedhur nga kryetari i bashkisë Engjëll Dakli, që shtëpia e qytetarëve të qeverisej për disa ditë nga të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit. Ky eksperiment i tillë do të realizohet në prag të ditës së verës. Një veprim që lë të nënkuptohet se ky është brezi i së ardhmes dhe më pak i politizuari dhe më pak i korruptuari. Përfaqësuesit më të mirë në mësime të shkollave, kanë zhvilluar paraprakisht mbledhjet e para nga ku është zgjedhur kryetarja e bashkisë, kryetarja e këshillit bashkiak si dhe drejtuesit e departamentit. Kështu të paktën për 3 ditë me radhë bashkia Elbasan do të qeveriset nga 15 dhe 18 vjeçarët. Vogëlushët e veshur me pushtet do të ulen në karrike drejtuese shumë shpejt.
Kryetarja e bashkisë, nxënësja Jonida pohon se qeverisja e tyre do të jetë shkëmbull dhe mësim i mirë për të gjithë pushtetarët, madje ajo ju bën edhe një ftesë për këta të fundit, t’i ndjekin nga afër veprimet e tyre./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti