Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti


Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti

15:51 01/12/2019

“Mediat të mos përhapin panik”

Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama nisi inspektimet në zonat e dëmtuara nga tërmeti. Fshati Kashar ishte ndalesa e parë. Në zonën e Kënetës për shkak edhe të problematikës krahas inxhinierëve vendas asistojnë edhe ata francezë.

Banorëve i ripërsëriti thirrjen që të largohen nga banesat që rezultojnë të bien. Kreu i qeverisë i ftoi qytetarët të kenë durim pasi të gjitha banesat e  dëmtuara do të rikuperohen ose ndërtohen nga e para.

Nga verifikimet e ekspertëve në terren, kryeministri tha se tipologjia e dëmtimeve ka të bëjë me tre raste; atë të pallateve të vjetra të viteve ‘90 të ndërtuara me punë vullnetare, shtëpitë pa projekt dhe banesat me shtesa kate.

Edhe në Durrës pasi inspektoi nga afër verifikimet, kryeministri ftoi banorët të largohen nga banesat e dëmtuara, ndërsa median e ftoi të jetë e vetëpërmbajtur dhe të mos abuzojë me lajmet që përcjell.

Tv Klan






Të ngjashme