Pas tërmetit, Duka i Rusisë mbështet vendin tonë


Pas tërmetit, Duka i Rusisë mbështet vendin tonë

11:49 03/12/2019

Ndihmat për vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit kanë qenë të mëdha nga personazhe të njohur, njerëz të thjeshtë, por edhe nga vende të tjera.

Së fundmi, mbështetja për Shqipërinë ka ardhur edhe nga Duka i Madh i Rusisë, George. Përmes një postimi në Facebook, Duka ka bërë të ditur se do të ndihmojë vendin tonë me situatën e vështirë që është duke kaluar.

Ai njëkohësisht tregon se i është përgjigjur në këtë mënyrë kërkesës për ndihmë të Princ Lekës, që është njëkohësisht dhe kushëriri i tij.

I jam përgjigjur kërkesës për ndihmë të kushëririt tim, Princit Leka të Shqipërisë, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe la të vdekur 50 njerëz, 2000 të plagosur, dhe 2400 ndërtesa të dëmtuara. Do dhuroj për të ndihmuar popullin e Shqipërisë në këto momente të vështira”./tvklan.al






Të ngjashme