Maskat grabisin 30 mln Lekë


Maskat grabisin 30 mln Lekë

14:00 02/12/2019

Paratë po transportoheshin me një mjet të policisë private

Makina e një kompanie të policisë private është grabitur këtë mesditë. Autorët kanë marrë rreth 30 milionë Lekë të reja.

Mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë marrë me forcë automjetin në pronësi të një firme private security dhe më pas e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, në makinën që udhëtonte një punonjës i kompanisë private dhe një përfaqësues i kompanisë, që po transportonte paratë.

Mesa duket kjo ka qenë arsyeja pse autorët kanë vepruar lehtësisht, duke rrëmbyer mjetin të cilin e braktisën pasi morën shumën monetare. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonës ku u gjet vetëm mjeti.

Pritet të merren në pyetje personat që mbetën pre e grabitjes dhe në të njëjtën kohë do të verifikohet edhe dokumentacioni shoqërues i shumës për të përcaktuar edhe vlerën zyrtare të parave të grabitura.

Tv Klan






Të ngjashme