Greva e urisë së studentëve vazhdon (18 Dhjetor 1998)
Greva e urisë së studentëve vazhdon, poashtu edhe kërkesat e tyre janë të njëjta. Studentët grevistë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko. Kjo është kërkesa që vazhdon të mbajë të ngujuar mbi 70 studentë grevistë. Sipas krerëve të grevës një pjesë tjetër e grevistëve që nuk u lejuan të riktheheshin nuk dihet ku ndodhen.
Në dhomën e infermierisë kanë mbërritur sot medikamente nga ana e Qendrës Spitalore Universitare. Kjo qendër përveç ilaçeve ka sjellë dhe një grup mjekësh që do të kontrollojnë nga afër studentët. Mjekët që ndjekin grevistët tregojnë për gjendjen shëndetësore jo të mirë të studentëve dhe shprehin kënaqësinë për mbështetjen nga Ministria e Shëndetësisë./tvklan.al