Italia dhuron shtypshkronjë për Parlamentin Shqiptar (18 Dhjetor 1998)
800 milion lireta është vlera e shtypshkronjës dixhitale për shtypjen e akteve dhe dokumentave parlamentare, dhuratë kjo e qeverisë italiane për Parlamentin Shqiptar. Gjatë ngjarjeve të 14 Shtatorit Kuvendi Popullor pësoi dëme të shumta materiale në paisje zyrash dhe materiale arkivore.
Në ceremoninë e përurimit të shtypshkronjës së re në Parlamentin Shqiptar ishte i pranishëm kryeparlamentari Gjinushi, Komisari i Jashtëzakonshëm Anjoni si dhe deputetë e diplomatë. Kjo shtypshkronjë printon me shpejtësi të madhe shtypjen e dokumentave dhe pasqyron jetën parlamentare shqiptare./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame