Tërmeti, banorët strehohen në hotelet e plazhit


Tërmeti, banorët strehohen në hotelet e plazhit

16:42 02/12/2019

Kujdes i veçantë për fëmijët

Shumë prej banoreve të Durrësit, të prekur nga tërmeti, po strehohen në hotele. Tashmë duket se ata i kanë lënë pas përjetimet e hidhura ndërkohë që presin zgjidhjen e shtetit.

Lëkundjet e vazhdueshme sizmike po i mbajnë qytetarët e Durrësit larg shtëpive. Banorët e prekur janë strehuar në hotelet në plazh.

Menaxhimi i situatës nga ana e pronarëve, në ditët e para, ka qenë i vështirë pasi i janë gjetur të papërgatitur. Falë ndihmave të mbërritura nga biznesmenë dhe miq te ndryshëm, ata thonë se tashmë situata është normalizuar.

“Pronarët e këtyre hoteleve kërkojnë ndihmën e shtetit pasi rezervat e tyre po shkojnë drejt fundit”.

“Të strehuarit, një pjesë e të cilëve thonë se shtëpitë i kanë të pabanueshme, ende nuk e kane te qarte se si do te veprohet me ta”.

“Krahas strehimit, ndihmës në kujdesin shëndetësor këtu një vëmendje e madhe po i kushtohet fëmijëve”.

Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme sociale e kulturore, përjetimet e dhimbshme te tërmetit, po i lënë pas.

“Nga Shkëmbi i Kavajës në drejtim të Golemit, janë disa hotele dhe komplekse që kanë hapura dyert në një afat të pacaktuar për të dëmtuarit e tërmetit”.

Tv Klan






Të ngjashme