Vijonë ndihmat për të prekurit nga tërmeti
Fundjavë Ndryshe dhe punonjësit e Albtelecom vazhdojnë nismën për të ndihmuar të prekurit nga dëmtimet e tërmetit në qytetin e Laçit.
Ata kanë paketuar ushqime e batanije e bashkë me gazetarët e balerinat e emisionit “Stop” ua kanë dërguar personave në nevojë.
Qytetarja Fatmira Meta në zonën e Prokurorisë së Tiranës, ka menduar të dhurojë pako me veshje të reja dimërore për banorët e prekur nga tragjedia.
“Vazhdon nisma e punonjësve të Albtelecom për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmetet në qytetin e Laçit”, tha gazetarja e Stop.
“Sot jemi fokusuar në ndihmat në jorgane dhe batanije. Në ditët në vijim do sjellim dhe ndihma të tjera. Jemi gjithmonë pranë njerëzve në nevojë”, pohoi përfaqësuesja e Albtelecom.
“Edhe ditën e sotme, emisioni “Stop” në bashkëpunim me Fundjavën Ndryshe, të tjera ndihma për një tjetër qytet të prekur nga tërmeti i të martës në Laç, ku do të vimë sado pak në ndihmë familjeve që janë prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh gazetari i Stop. /tvklan.al