Republikanët shprehin mendimin e tyre për thirrjen e Berishës në Prokurori (18 Dhjetor 1998)


Republikanët shprehin mendimin e tyre për thirrjen e Berishës në Prokurori (18 Dhjetor 1998)

11:14 18/12/1998

Edhe Republikanët e shohin hapin e fundit të Prokurorisë ndaj ish presidentit shqiptar si një element më shumë për acarimin e kontradiktave Pozitë-Opozitë. Sipas kreut të partisë Fatmir Mediu, republikanët që votuan kundër heqjes së imunitetit në Parlament edhe në këtë moment janë të bindur se akuzat ndaj tij është e pabazë dhe se niset nga arsye politike dhe jo juridike.

Për grevën e studentëve e cila pas një acarimi të para dy ditësh ka hyrë sot në ditën e saj të nëntë, Mediu duke përsëritur bindjen e tij se kërkesat ishin krejtësisht të realizueshme fajësoi indiferentizmin e hapur kundër qeverisë. Me pak vullnet të mirë dhe dëshirë për të zgjidhur situatën, gjërat nuk do të kishin shkuar deri në një acarim tha Mediu i cili i bëri thirrje Majkos që të përcaktojë menjëherë grafikun e kërkesave të studentëve./tvklan.al






Të ngjashme