Festivali i Fundvitit në RTSH, nata e parë nis me probleme (18 Dhjetor 1998)


Festivali i Fundvitit në RTSH, nata e parë nis me probleme (18 Dhjetor 1998)

11:32 18/12/1998

Pasi i kanë hequr emocionet dhe problemet të natës së parë të Festialit të 37-të të Këngës, të lodhur por me ankthin e natës së sotme, festivalistët jaë mbledhur sërish për të filluar provat. Gjithçka ka nisur që në orët e para të mëngjesit me ndryshimin e dekorit pas zhurmës së shtypit me vënien e gazetave në dyshemenë e dekorit të skenës dhe sidomos pas mbërritjes dhe ballafaqimit në publik të përfaqësuesve të medias së shkruar dhe drejtorit Klosi, duket se mes këtij sherri ka ndërhyrë kreu i qeverisë Majko.

Burime kanë treguar se kryeministri i ka nisur një shkresë drejtorit të televizionit Ardian Klosi dhe ai i ka sygjeruar Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shtetëror për të ndryshuar platformën e dekorit. Që mbrëmë në orët e vona të natës është diskutuar se me çfarë do të zëvëndësohej kjo pjesë dekori. Është propozuar fillimisht që në vend të gazetave shqiptare të vendoseshin gazeta të huaja por ky propozim është hedhur poshtë nga skenografi Bashkim Zahaj i cili ka shprehur një frikë se mund të ndodhë konflikt me ambasadat e huaja.

Si përfundim zgjidhja është gjetur duke zëvëndësuar faqet e gazetave me gërma , numra dhe shkronja që megjithatë të kujtojnë shtypin. Për realizimin e shpejtë të tyre janë ndërprerë dhe provat e këngëtarëve të cilët kanë shfaqur gjatë gjithë paradites nervozizëm duke qëndruar për orë të tëra në kafenenë e Pallatit të Kongreseve.

Sonte do të shpallet fituesi i krijimit të të rinjve dhe do të paraqiten gjithsej 17 këngë nga autorët profesionistë. Provat e tyre kanë filluar në orët e vona të mesditës ku në të njëjtën kohë ka vazhduar dhe realizimi i dekorit, tashmë i ndryshuar./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme