Ridvan Bode dhe Vili Minarolli konferencë për studentët grevistë (19 Dhjetor 1998)


Ridvan Bode dhe Vili Minarolli konferencë për studentët grevistë (19 Dhjetor 1998)

12:51 19/12/1998

Sekretarët e Partisë Demokratike Ridvan Bode dhe Vili Minarolli në një konferencë shtypi akuzojnë qeverinë se ajo do të bëjë luftë nervash me studentët grevistë. Sipas tyre qeveria ka tensionuar situatën duke mos u ulur në bisedime me studentët dhe duke mos marrë parasysh kërkesat e tyre. Nxjerrja brutalisht e studentëve nga ngujimi, sipas demokratëve çon në dorëheqjen e qeverisë.

Vili Minarolli tha se studentët i bënë disa kërkesa qeverisë për problemet e tyre ekonomike duke treguar bashkëpunim, por qeveria nuk i mori parasysh kërkesat e tyre duke refuzuar dialogun.Sipas tij kur qeveria dërgon trupat policorë për t’i rrahur e keqtrajtuar studentët tregon se kjo qeveri i konsideron kundershtarë këta qytetarë./tvklan.al






Të ngjashme