Paskal Milo konferencë për Kosovën (21 Dhjetor 1998)
Ministri i Jashtëm Paskal Milo në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, iu bën thirrje politikanëve shqiptar të Kosovës të bashkohen në Tiranë dhe të përcaktojnë një qëndrim unik ndaj gjashtë varianteve që ka paraqitur Bashkësia Ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Ministri i Jashtëm Slloven thekson se qeveria e tij ka mikëpritur emigrantët nga Kosova.
“Ajo që kërkohet nga lidershipi shqiptar në Kosovë është që çdo propozim t’u bëhet atyre në mënyrë konfidenciale të mos i paraqitet publikut. Procesi i negociatave është një proces i vështirë. Ajo që kërkohet nga lidershipi kosovar është unifikimi i qëndrimeve. Qeveria shqiptare iu bën thirrje institucioneve të shtetit shqiptar dhe të gjithë politikanëve në Kosovë që të vijnë në Tiranë dhe të diskutojnë.“- tha Milo./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame