Banorët e Vorës në pritje të grupeve të inspektimit


Banorët e Vorës në pritje të grupeve të inspektimit

17:40 04/12/2019

7 pallate dhe 600 banesa në gjendje të rëndë

As qyteti i Vorës nuk gjen qetësi prej tërmetit të 26 nëntorit. Pallati ku banorja, Marina Haxhiu jetonte vetëm me të birin 14 vjeçar rrethohet me shiritin e rrezikut. Përpara syve i ka ende momentet e tmerrit.

“Djali vetëm bërtiste, djali im është autik, nuk shkoj dot në çadër, kam nevojë për një dhomë dhe një psikolog për të”.

Shumë banorë qëndrojnë perballë godinave, në pritje të grupeve të inspektimit. Pjesa më e madhe e banorëve po qëndrojnë në kampe dhe shtabet e emergjencës.

Në Kopshtin e Vorës po qëndrojnë 22 banorë të mbetur pa strehë nga tërmeti. Bizneset kanë mbyllur qepenat. Po ka mes tyre, si Lutfi Maloku që e marrin përsipër rrezikun.

Të dëmtuara nga tërmeti kanë mbetur edhe fshatrat e Vorës si Marikaj, Prezë, Marqinet, Sharkë, Muçaj etj.

Tv klan






Të ngjashme