Hajdaraga me ambasadorin e qendrës Marshall – (10 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Ju falenderoj në emër të qeverisë shqiptare dhe të ministrisë së Mbrojtjes për kontributin që qendra Marshall ka dhënë në trajnimin e ushtarakëve dhe të politikanëve të rinj shqiptar”, u shpreh kështu sot në një takim me ambasadorin e qendrës Marshall Jakoviç, ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, duke e vlerësuar këtë takim si një kontakt mjaft të rëndësishëm pune.
Ministri Hajdaraga i kërkoi ambasadorit Jakoviç një bashkëpunim intensiv në mbeshtetje të bashkëpunimit të programit të kursit të tretë të kolegjit të mbrojtjes, i cili pritet të rihapet pas dy vjet ndërprerje.
Qendra Marshall ose qendra e studimit të politikave të sigurimit, në Gjermani trajnon kuadro ushtarak, politikan, parlamentar, punonjës të administratës shtetërore nga e gjithë bota, për zgjidhjen e krizave dhe të konflikteve rajonale. Deri tani në auditoret e kësaj qendre janë trajnuar nga shqipëria rreth 36 vetë, numër që siç u shpreh kryeushtaraku shqiptar, dëshirojmë të rritet në të ardhmen.
Duke falenderuar për pritjen ambasadori Jakoviç shprehu kënaqësinë e tij për rezultate që studentët shqiptar të kësaj qendre kanë arritur jo vetëm gjatë periudhës së trajnimeve por dhe në situatat e krizës që kaloi shqipëria dhe i gjithë rajoni i ballkanit./tvklan.al