Prefekti Dedja për rekrutet e rinj ushtarak – (10 Shkurt 2000)


Prefekti Dedja për rekrutet e rinj ushtarak – (10 Shkurt 2000)

19:55 10/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Degët e mobilizimit të komisariateve të policisë sëbashku me drejtuesit e rretheve të bashkive, kanë raportuar në prefekturën Tiranë, ecurinë e mobilizimit të shhtetasve për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në kuadër të plotësimit të nevojave organike me ushtarë të shërbimit ushtarak aktiv, për strukturat e forcave të armatosura dhe ministrisë së Rendit për vitin 2000, sipas prefektit Taulant Dedja janë planifikuar të thirren nën armë 1758 shtetas. Për fazën e parë, Shkurt-Mars 2000 do të mobilizohen 870.

Prefekti Dedja ka kujtuar zyrat e gjendjes civile, të komunave dhe bashkive Brenda muajit Tetor të çdo viti tu dërgojnë degëve të mobilizimit listat e djemëve rekrutë. Flet-thirrjet e shtetasve për kryerjen e këtij shërbimi dhe verifikimin e formularëve pranë zyrave të gjendjes civile. Ndërkohë që shtetasit që njoftohen dhe nuk paraqiten me urdhër të kryetarit të degës së mbilizimit në rrethe, sillen të shoqëruar nga policia.

Pas gjithë kësaj analize prefekti Dedja thekson bashkëpunimin midis njësive të qeverisjes vendore dhe atyre të administratës shtetërore, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet plani i mobilizimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme