Ura e Peshkatarit rikonstruksioni – (10 Shkurt 2000)


Ura e Peshkatarit rikonstruksioni – (10 Shkurt 2000)

21:38 10/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ndërpritet përkohësisht për dy orë qarkullimi i automjeteve mbi urën e Peshkatarit, për riparimin dhe forcimin e një segmenti të saj, përshkak të kalimit në orët e vona të natës, të automjeteve mbi tonazhin e përcaktuar mbi 9 ton. Megjithse nga drejtoria e qarkullimit rrugor të Tiranës është vendosur edhe shërbimi i rregullt. Sipas dëshmimtarëve banorë të kësaj zone ka pasur raste që mbi të kanë kaluar edhe automjete me tonazh më të madh se 9 ton. Këtë e dëshmojnë edhe thyerja e traversave të drurit.

Ndërhyrja e repartit xhenier konsiston për forcimin e konstruksionit metalik të saj. Megjithë preokupacionin e specialistëve të qarkullimit rrugor të ministrisë së Rendit dhe të Tiranës. Disiplinimi qarkullimit të automjeteve në këtë urë sipas edhe specifikës së saj është detyrë edhe e vetë drejtuesve të automjeteve, që njëkohësisht janë edhe përdorues të kësaj ure.

Si të mos mjaftonin problemet në këtë sektor të rrugës nacionale që lidh Tiranën dhe Elbasanin, një tjetër ndërprerje qarkullimi do të ketë edhe në segmentin e superstradës Tiranë-Vorë, shkak për këtë ndërprerje do të jet ndërtimi i dy mbikalimeve për këmbësor, mungesa e të cilave ka shkaktuar mjaft viktima./tvklan.al






Të ngjashme