Tirana 80 vjet kryeqytet – (11 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Tirana 80-vjet kryeqytet. Qeveria e dalë nga kongresi i Lushnjes vendosi Tiranën si kryeqendrën e Shqipërisë. Në këtë përvjetor janë përkujtuar figurat më të shquara të kombit dhe sidomos ato të Tiranës, që i kanë ngritur vlerat vit pas viti kësaj qendre, e cila tashmë është shndërruar në një metropol si gjithë vendet e europës. Bashkia menaxhuesja e ceremonive të kësaj dite feste, e nis me pritjen e 30 familjeve më të dëgjuara të Tiranës. Sëbashku më prefektin Taulant Dedja, kryetari Brojka ka rikujtuar vlerat e Tiranës dhe njerëzit që i sollën ato.
Tirana është shprehur Brojka është një vepër e juaja, ne jemi të rinj këtu, që detyra jonë është ta çojmë përpara këtë vepër. Prej familjeve të pranishme është hedhur mendimi i ruajtjes së traditave. Tiranasit nuk duhet të asimilohen, figurat më të njohura të mos lihen në harresë.
Më pas në qendër të qytetit është ngritur flamuri i ceremonial përmes tingujve të himnit të flamurit, luajtur nga banda frymore e qytetit. Më pas të gjithë sëbashku i janë drejtuar Muzeut Historik, për të përkujtuar vlerat historike tek një auditor më i madh ku i pranishëm ishte edhe presidenti Mejdani.
Tirana dikur e vogël me 15 mijë banor sot numëron një milionë, e cila mbetet kryeqendra kryesore industrial, që mban vlera mikëpritëse dhe atdhetare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti