Sot parlamenti miraton buxhetin
Zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të diskutohet fatura e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Në rend të ditës është edhe miratimi në parim i buxhetit për vitin e ardhshëm, por drafti pritet të ndryshojë gjatë diskutimeve nen për nen për shkak të situatës së krijuar nga tërmeti.
Pjesë e buxhetit do të jetë edhe një fond për programin e rindërtimit të banesave. Në seancën e ditës së sotme pritet të zgjidhet edhe kryeprokurori i ri me mandat 7-vjeçar.
Në garë janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj. Parlamenti pritet të votojë edhe një rezolutë për financimin e partive politike gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Tv Klan