Ligji i ri i akcizës cënon industrinë vendase (25 Dhjetor 1998)


Ligji i ri i akcizës cënon industrinë vendase (25 Dhjetor 1998)

12:01 25/12/1998

Unifikimi i akcizave të mallrave shqiptarë me ata të importit do të rrënojë më tej ekonominë shqiptare. Vehbi Velia, kryetar i Unionit të Biznesmenëve Shqiptarë, lëshon alarmin pas dërgimit për miratim në Parlament të projektligjit që e lejon këtë. Velia në lidhje me dëmin që i shkakton biznesit shqiptar një projektligj i tillë, thotë:

Unë mendoj se ky projektligj cënon industrinë e vendit, favorizon prodhuesit jashtë vendit dhe pengon zhvillimin e industrisë së vendit. Unifikimi i akcizës na cënon ne si prodhues vendas dhe favorizon të huajit. Ky është një gabim pasi na diskriminom ne dhe bllokon investitorët vendas.“/tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme