Nisma “Lutu për Shqipërinë”
Bashkohet edhe Liga Rumune e Futbollit
Thirrja për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti po gjen përgjigje kudo. Kësaj i është bashkuar edhe Liga Profesioniste e Futbollit në Rumani. Në javën e 20 të Ligës së Parë do të shpaloset një banderolë me mbishkrimin; Pray for Albania (Lutu për Shqipërinë).
Aty do të bashkëngjitet edhe faqja ku mund të dhurohen para. Në komunikatën e publikuar inkurajohen dhe të tjerë të shpërndajnë këtë mesazh.
Liga Profesioniste e Futbollit në Rumani e mirëpriti këtë kërkesë të ambasadës tonë në Bukuresht. Banderola me mbishkrimin; Lutu për Shqipërinë u shfaq edhe në sfidën e Ligës Ballkanike të Basketbollit mes Academic Bultex–Vllaznia e zhvilluar të mërkurën në Plovdiv.
Lojtarët e të dy ekipeve mbajtën edhe 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit.
Tv Klan