Presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko urojnë shqiptarët për Krishtlindje (25 Dhjetor 1998)


Presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko urojnë shqiptarët për Krishtlindje (25 Dhjetor 1998)

14:55 25/12/1998

Dita e Krishtlindjeve të sjellë paqe e bashkim mes shqiptarëve”. Ky ka qënë urimi që ka bashkuar sot në shtëpinë e zotit politikanët shqiptarë. Festën e Krishtlindjeve besimtarëve ortodoksë dhe kryepeshkopit Janullatus, ia ka uruar i pari Presidenti Mejdani i shoqëruar nga kryeparlamentari Gjinushi dhe ambasadorja amerikane Mariza Lino.

Mejdani është shprehur se e ardhmja jonë është pajtimi. Për lindjen e Krishtit ka uruar ortodoksët dhe kryeministri Majko, i lumturuar nga gëzimi i dyfishtë i lindjes së vajzës. Kryepeshkopi Janullatus ka qënë sot njeriu që ka mbledhur në shtëpinë e zotit të gjithë politikanët shqiptarë me urimin e përbashkët për lindjen e Krishtit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme