Ambasadori i BE reagon për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri


Ambasadori i BE reagon për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

16:33 05/12/2019

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm Olsian Çela që u votua nga Kuvendi me 101 vota pro.

Në një reagim në Twitter, Soreca shkruan se “ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi në rrugën drejt integrimit”, shkruan ambasadori Soreca. /tvklan.al






Të ngjashme